Demo(n)kracia

 

Bedri Bytyqi

 

Në Kosovën tonë të dashur, termi “demokraci” ose është term i veçantë-sui generis, siç është quajtur në tërësi Kosova, ose term që ka kuptim krejt ndryshe nga ajo që e kemi mësuar, pra sundim i popullit përmes demonëve.

I quaj kështu pasi që vetëm demonët janë ata që reklamojnë dhe thërrasin në gjëra të neveritshme dhe në gjëra që janë kundër natyrës njerëzore dhe që bien ndesh me udhëzimin hyjnor.

Të bësh prostitucion, të përdorësh alkool, të marrësh drogë, të martohesh me gjini të njëjtë, ta marrësh pasurinë e tjetrit pa të drejtë, të vrasësh njerëz, të trafikosh qenie njerëzore, të..., të..., të..., dhe të bësh thirrje për të gjitha këto, ti do të jesh i lirë dhe madje do të shpërblehesh me tituj demonësh që vetëm ata kanë ditur t’i shpikin, kurse të bësh thirrje për ruajtjen e nderit dhe moralit, që dikur jemi njohur si popull përmes këtij virtyti, të flasësh kundër alkoolit, bixhozit, lojërave të fatit, korrupsionit, e veseve të këqija ti do të gjendesh i burgosur dhe i etiketuar me lloj-lloj epiteti negativ, sepse kjo është nxitje e urrejtjes përballë demonëve.

Andaj për t’i lërë demonët të lirë në gjahun e tyre ti duhet të heshtësh përndryshe të mori e zeza.

Ata që i dhanë këtij vendi dhe populli më shumë se çdokush tjetër janë hoxhallarët, sa shumë janë të vrarë, sa janë të torturuar, sa kanë qenë mësues dhe ruajtës të gjuhës, kulturës dhe traditës sonë shekullore duke luajtur çdo rol të mundshëm. Kjo u pa edhe në luftën e fundit, dhe pas gjithë kësaj ty të pret burgu sepse ti ke nxitur urrejtje ndërmjet demonit dhe gjahut.

Ti je bërë shkak që rinia ta lë alkoolin, që rinia të largohet nga imoraliteti, që ajo t’i kthehet një normaliteti të dikurshëm, kurse kjo gjë nuk i shkon përshtati atyre që janë shndërruar në demonë duke djallëzuar çdo gjë që shohin para vetes, madje edhe vetën e tyre...

Andaj për fund, në vendin tonë termi por edhe procesi demokraci është sinonim i termit dhe procesit demo(n)kraci, pra sundim i djajve nga lloji njerëzor.