Papjekuria e shtetit dhe maturia e Imamëve

 

Jeton Isufi

 

S’do mend se veprimi i dikujt e përcakton edhe pjekurinë e atij që e ndërmerr atë veprim, kjo ndodh për shkak te injorancës apo për shkak të papjekurisë së vepruesit.

Vendi ynë Kosova edhe sot e 6 vjet pas shpalljes se pavarësisë është cilësuar si një vend i ri edhe jo rrallëherë është cilësuar si një fëmijë i moshës së vogël, nga kjo e fundit shpeshherë klasa politike i ka arsyetuar veprimet e veta, sidomos kur kanë dashur ta arsyetojnë një mossukses të tyre, arsyet e tyre se ende jemi shtet i ri ne si qytetarë i kemi konsumuar bukur mirë, edhe i kemi arsyetuar veprimet e tyre.

Po çka nëse këto veprime të pamatura të shtetit kalojnë në shprehi, mu si shprehitë që krijohen te fëmijët e vegjël, çfarë pasojash mund te sillnin tek e ardhmja jonë?!

Jemi dëshmitarë se tash e 140 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në vend, nuk po arrihen që të krijohen institucionet legjitime, dhe kjo nga njohësit e politikës po cilësohet si mosarritje e pjekurisë se liderëve dhe ngulfatje e demokracisë, kur kemi parasysh se në çfarë sistemi kemi qenë, dmth. Komunist, ende ka veprime të atij sistemi, pra nuk po krijohen institucionet në mënyrë që t’i shtyjnë proceset të cilat kanë mbetur në gjysmë, dhe për këto procese duhet të kenë njerëz të matur, mirëpo a po tregojnë maturi klasa politike në vend? Besoj që këtë tashmë e dinë të gjithë qytetaret e vendit, madje edhe fëmijët e moshës së re, çka do që flasim për veprimet e shtetit besoj që vetëm e teprojmë se ato tashmë kanë dëshmuar papjekurinë e tyre politike dhe pasojat negative që po i sjellin vendit në ketë fazë kaq të rëndësishme, jo rastësisht thonë fëmijët në klasë të parë e marrin ose të mbarën ose të kundërtën…

Dua të ndalem te një veprim i fundit i shtetit i cili është edhe arsyeja e këtij shkrimi apo e opinionit tim, dhe ky padyshim qe është arrestimi i disa imamëve te BIK-ut, imamë këta të cilët e kanë dëshmuar vetën me veprimet e tyre të para dhe pas luftës, por edhe tani se dëshirojnë të kontribuojnë në ketë shoqëri me tërë bagazhin e tyre intelektual dhe në kuadër të misionit të tyre fisnor që i përcaktojnë rregullat fetare.

Arrestimi i tyre ishte tejet i pamatur, jo për faktin që u arrestuan, mirëpo për faktin e formës dhe pompozitetit që iu dha këtij aksioni pa u menduar për pasojat dhe pa e respektuar institucionin më kredibil në vend, është thënë edhe nga avokatët se nuk janë respektuar as rregullat minimale  për arrestimin e një njeriu të thjeshtë e lëre më të arrestimit të figurave fetare.

Po kush u arrestua në fakt, marr përgjegjësin të flas për 5 nga ta të cilët i njoh personalisht, janë këta imamët e nderuar: Shefqet Krasniqi, Mazllam Mazllami, Ekrem Avdiu, Enis Rama dhe Enes Goga, që të pestit kontribues edhe praktikë të luftës së fundit, veteranë të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare siç e quan Ekrem Avdiu.

Kontributi i tyre dhënë shoqërisë mund të peshohet lirisht me kontributin të cilin janë duke e dhënë shumë institucione arsimore dhe edukuese në vend, madje në shumë raste efektet e mësimit të tyre i tejkalojnë edhe këto institucione, e si të mos i kalojnë kur dihet fare mirë institucioni i Hoxhës në vendin tonë, mjaftojnë shembujt e Hoxhë Kadri Prishtinës, Idriz Gjilanit, Mustafë Fazliut e shumë pishtarëve tjerë të fesë islame.

Duke qenë dëgjues i rregullt i ligjëratave dhe predikimeve të tyre, ia kem një pjesë te borxhit edhe këtyre për të arriturat tona, madje edhe meritë e ligjëratave të tyre janë edhe mosreagimet se si kanë pritur disa nga keqdashësit tanë, po kanë qenë reagime të matura, reagime këto që rrjedhin nga maturia dhe porositë e këtyre imamëve të nderuar, fakt për këtë është edhe thirrja e një proteste nga disa keqdashës për ketë rast, e porosia e Imamëve ishte e qartë e cila tregon edhe maturinë e tyre karshi institucioneve të vendit, ata thanë qartë: mos iu përgjigjni asnjë ftese për destabilizim të situatës edhe ashtu të brishtë, po çka nëse këta do ta përdornin autoritetin e tyre për të thirrur në protesta, si do të pritnin pasuesit e tyre, mirëpo ata treguan maturi për të cilën edhe na kanë mësuar përgjatë këtyre viteve të veprimtarisë së tyre.

Duke besuar thellë në pafajësinë e tyre shpresoj që ky veprim i pamatur, dhe, në të njëjtën kohë, edhe provokim, të jetë veprimi i fundit i institucioneve të vendit në ketë fazë kaq të rëndësishme të shtetndërtimit tonë.

(Autori është Jurist)