Ec e mos u çudit!

 

Jusuf Kastrati

 

U mohohet e drejta e shkollimit, vetëm pse mbajnë shami në kokë!

Rrahet brutalisht fëmija jetim nga arsimtari, vetëm pse kërkon leje për të falur namazin e xhumasë dhe ndaj arsimtarit nuk merret asnjë masë!

Tërbohet avokati i popullit kur flitet kundër homoseksualëve, ndërsa fare nuk i dëgjohet zëri kur u mohohen të drejtat më elementare muslimanëve!

Arrestohen hoxhallarët më eminentë, njerëzit më paqësorë dhe mbahen në paraburgim pa kurrfarë fakti, ndërsa kriminelët e vërtetë lihen plotësisht të lirë!

Shpifin kundër hoxhallarëve gjoja po nxisin urrejtje fetare, kurse askush nuk flet kundër popëve serbë, të cilët haptazi i nxitnin serbët që të vrisnin shqiptarët muslimanë!

Prifti Anton Kçira i quan të gjithë muslimanët kosovarë qen dhe shpreh keqardhje që nuk i ka rrjepur Millosheviqi, ndërsa politikanët tanë, lëre që nuk distancohen nga fjalët e tij, por e dekorojnë atë për kontribut patriotik!

Akuzohet hoxha pa kurrfarë fakti për shpëlarje parash, vetëm pse i është gjetur një shumë e vogël parash, duke ditur se ai ka biznes të vetin, është profesor në fakultet dhe imam xhamie, kurse hajdutët që vjedhin me miliona para dhe përditë u qesin haraç njerëzve, lihen të lirë!

Rrënohet shkolla dhe në vend të saj ndërtohet katedrale gjigante midis kryeqytetit, në të cilin nuk banojnë as 2% të krishterë, ndërsa muslimanëve, të cilët përbëjnë 96% të popullsisë, u mohohet e drejta e ndërtimit të xhamive, ndaj detyrohen të falen në rrugë!

Mbyllen përnjëherë të gjitha shoqatat islame, pa kurrfarë arsyetimi!

Arrestohen përnjëherë dyzet të rinj muslimanë, në një vend që nuk ka ndodhur ndonjëherë ndonjë sulm terrorist nga muslimanët!

Udhëheqësit e vendit zgjidhen përmes zarfeve nga vende që pretendojnë se janë demokratike!

Ata që e luftojnë Islamin dhe muslimanët dekorohen, ndërsa ata që e thonë të vërtetën përçmohen dhe akuzohen!

Luftohet çdo gjë islame me arsyetimin se jemi shtet laik, kurse në anën tjetër përpiqen që me çdo kusht të na imponojnë çdo gjë të krishterë!

Të gjitha këto padrejtësi ndaj muslimanëve, madje edhe shumë të tjera, ndodhin në Kosovën tonë, por edhe përkundër kësaj, muslimanët vazhdojnë të jenë të durueshëm.