Drejt fundit të tranzicionit?!

 

Sali Lajçi

 

Duke pas parasysh proceset jo të lehta në Kosovë që nga përfundimi i luftës, procese që mbajtën status quo në skenën politike të Kosovës dhe penguan profilizimin real të partive politike, duke i futur në koalicione të panatyrshme të orkestruara nga bashkësia ndërkombëtare, sa për ta arritur shumicën që u nevojitej për marrjen e vendimeve bukur të rënda për Kosovën, me koalicionin e fundit të imponuar në mes PDK-së dhe LDK-së, besoj që jemi rrugës së mirë që të përfundoj periudha e stërzgjatur e tranzicionit.

Me koalicionin PDK-LDK-Minoritetet mund të përmbyllen edhe ato procese të pa mbyllura deri tani apo të lëna në gjysmë, pasi që janë numrat e nevojshëm për t'i marrë ato vendime dhe, me këta numra mund të bëhen edhe ndryshime kushtetuese nëse është e nevojshme.

Kurse deri në fund të këtij mandati partitë politike sipas të gjitha gjasave nëse duan të qëndrojnë në skenën politike do të detyrohen të profilizohen në kuptimin e plotë të fjalës e jo vetëm në letër siç e kemi parë deri tani, e sipas asaj që po shihet tash, deri atëherë do t'i kemi dy blloqe:

  • Partia Demokratike e Kosovës-PDK (e #djathta)
  • Lëvizja Vetëvendosje!-VV (e #majta)

LDK pas koalicionit joparimor dhe në interes vetëm të disa klaneve të ngushta brenda saj dhe pas një zhgënjimi të vazhdueshëm të elektoratit do të vazhdoj djegien duke rënë përfundimisht nga partia e dytë në të treten ose edhe më keq, diku rreth pragut(7-10%). Në rastin më të mirë të saj LDK do të shndërrohet në një LSI të Kosovës, e cila si e tillë e paprofilizuar realisht dhe me numrin minor të ulëseve, do të qeveris me këdo që ofron më shumë.

AAK - e formuar me profil të ngjashëm me PDK-në, pas disa fatkeqësive me liderin e saj, mbushjen me kuadro lokale, pastaj gabimi me futjen e bërllogjeve të partive tjera pa dallim orientimi, e bënë një parti pakurrizore me struktura të dobëta e të pa reformuara, pastaj ambicia jo-racionale e liderit të saj që përnjëherë dhe me çdo kusht të bëhet kryeministër me 'fanta-matematika' pa e pas fuçinë e nevojshme politike, ja pamundësuan hyrjen në qeveri me 2010 dhe tani, mendoi që ishin faktorët që quan në humbjen përfundimtare të betejës për t'u shndërruar në një parti serioze, duke u vënë në pikëpyetje mbijetesa në skenën politike tutje.

NISMA - e krijuar nga një grup i frustruar brenda PDK-së, pa ndonjë koncept të dallueshëm, e modelit LDD, duket se do e përcjell fati i njëjtë e do të shkoj sigurt drejt shuarjes. Eventualisht kush dëshiron që ende të merret me politikë nga këto dyja do mund të bashkëngjitet varësisht nga orientimi i tij PDK-së apo VV-së.

Pastaj do vijnë në shprehje #programet dhe #orientimet e jo #liderët dhe #krahët(lufte-paqe).

 

"Opinionet e autorëve nuk paraqesin doemos edhe opinionin e redaksisë së portalit Shembulli.com"