Hafir Hoxha
Shkurt, ky është vetëm një mendim imi. E njoh qytetin e Parisit, e goxha mirë funksionalizimin e sistemit francez të informimit, të shërbimeve sekrete, të sigurisë, të ushtrisë e të komunikacionit dhe e flas frëngjishten mirë.
Dihet që gazeta Charly ishte shumë herë e sulmuar, e kërcënuar dhe në qendër të Parisit, terroristët arrijnë të hyjnë në zyrat e redaksisë, kryejnë atentat, dalin nga ndërtesa, filmohen nga qytetarët e nuk arrijnë organet e sigurisë t’i kapin ata duke i ndërruar disa here automjetet në qytet! Kjo më duket naive, askush nuk analizoi mangësinë e shtetit në këtë rast! Madje thonë se terroristët ishin profesionalistë, ndërsa nga ana tjetër njoftojnë se e kanë gjetur letërnjoftimin e njërit nga ta në automjetin që ata e kanë përdorur! Sa naiv ky konstatim!
Ky rast është për tu analizuar mirë e mirë, ngase këtu ka munguar shteti në siguri por ndoshta jo në konceptin e këtij rasti!!! Ky rast do të shërben për shumëçka në të ardhmen e Francës, në zgjedhjet e radhës dhe, sipas meje, dikush ka strategji për këtë dhe po një strategji e tillë është edhe eksplozivi në Prishtinë, për qëllime të caktuara.
Se kush dhe pse e bëri këtë lëvizje duhet hulumtuar!!! A nuk është edhe shumë e komplikuar për ta kuptuar! Se kush është humbës e kush fitues në këta skenarë, e dëshmon koha!!! Kurse për viktima kuptohet shpreh shumë keqardhje…. nejse nuk po hy në gjëra më të hollësishme për rastin në Paris, por nuk duhet të reagohet me eufori dhe të shihet shteti vetëm duke “vajtuar”!
Lidhur me këtë rast edhe llogaridhënia, përgjegjësia e shtetit dhe mangësitë e tyre janë gjëra që trajtohen profesionalisht, lehtë gjendet kujt po i vjen era këtu! Duhet shtuar në fund se për interesa të mëdha shtetërore, për fat të keq shumë herë disa njerëz sakrifikohen në forma të ndryshme speciale!
Autori është ish-ushtarak i karrierës