Mr. Semir Imamoviq
Allahu i Madhërishëm në Kuranin famëlartë thotë: “Dhe (vazhdoje) këshillimin, se, me të vërtetë, këshilla u bën dobi besimtarëve. (Edh-Dharijat, 55).
Edhe pse atentati në redaksinë e të përjavshmes satirike franceze "Charlie HEBDO", i cili ka ndodhur në rrethana ende të pa sqaruara, solli një valë të re të islamofobisë dhe sulmeve më brutale ndaj muslimanëve dhe shenjtërive të tyre, ne si muslimanë, mund të mësojmë shumë nga ky rast tragjik.
Para së gjithash, për të satën herë, është provuar të jetë fakt i vërtetë se vetëm muslimanët distancohen dhe ju kërkojnë falje të tjerëve për krimet, që ata nuk i kanë bërë, me të cilët ata nuk kanë asgjë, të cilat nuk i mbështesin, të cilat nuk i kanë organizuar dhe në të cilat nuk kanë marrë pjesë, ndërsa të tjerët nuk kërkojnë falje as për ato krime, në të cilat ata kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë ose të tërthortë dhe në të cilat e kanë nxitur grigjën e tyre, siç është rasti me Kishën Ortodokse Serbe, e cila i ka bekuar dhe edhe sot e kësaj dite i bekon organizatorët dhe autorët e gjenocidit në Srebrenicë dhe qytete të tjera të BeH, dhe me Kishën Katolike, e cila, në pjesën më të madhe, u rreshtua përkrah formacioneve gjysmëpublike dhe fashiste të shtetit të Herceg-Bosnjës, të cilat morën me mijëra jetë të pafajshme muslimane por edhe kroate, dhe i dëbuan nga vatrat e tyre shekullore.
Pra, ata nuk e ndjejnë nevojë për t’i kërkuar falje dikujt, dhe që, në emër të krishterimit, të distancohen nga krimet e kryera nga vëllezërit e tyre të krishterë. Në nivel botëror: a keni dëgjuar/parë ndonjëherë që ndonjë prift katolik/ortodoks/hebre/budist / apo lider politikë apo intelektual që publikisht të distancohet (apo të denoncojë) krimet e kryera në emër të fesë së tij, edhe pse ato nuk janë krime në të cilat u zhdukën dhjetë apo pesëmbëdhjetë njerëz, por krimet në të cilat janë zhdukur kombe, qytete dhe shtete të tëra.
Unë jam shokuar kur kam dëgjuar se disa intelektualë myslimanë, në të njëjtën ditë kur ndodhi sulmi, kanë shkuar përpara ambasadës franceze dhe u kanë ndezur qirinj të mbyturve, me mesazhin “jo në emrin tim”!
Për hir të Zotit, çfarë servilizmi dhe çfarë vetë-poshtërimi! Që kur muslimanët u shprehin respekt të rënëve me ndezje të qirinjve?! Dhe atë para se të bëhet i njohur asnjë detaj i sulmit! A nuk ishte e mjaftueshme të thuhet: “Feja ime Islami nuk ka të bëjë asgjë me terrorizmin dhe terrorin.”
Rasti i "Charlie HEBDO" gjithashtu neve na mëson se parimet “çdokush është i pafajshëm derisa të provohet fajësia”, “barazia para ligjit”, “krimi dhe terrorizmi nuk mund të kenë shenjë fetare dhe kombëtare” ju referohen të gjithëve përveç individëve, grupeve dhe popujve muslimanë. Sa herë kemi dëgjuar në mediat tona deklaratën “Gjenocidi në Srebrenicë, Prijedor, Foçë është vepër e individëve dhe jo e popullit serb", edhe pse çdo gjë tregon se shumica e serbëve e mbështesin atë krimin dhe shumica absolute e serbëve kurrë nuk është distancuar nga këto krime.
Në anën tjetër, mediat serbomëdha, pas sulmeve terroriste në Paris, kanë filluar një fushatë të ashpër kundër boshnjakëve, duke u përpjekur në çdo mënyrë për të vendosur Bosnjën dhe boshnjakët në lidhje me këtë krim.
Ushtria amerikane në 70 vitet e fundit, në emër të idealeve amerikane dhe të krishtera, ka kryer krime të tmerrshme kundër jo-amerikanëve; japonezëve, vietnamezëve, irakianëve, afganëve (pushtimin e Afganistanit Presidenti amerikan e quajtur “kryqëzatë të re”), dhe ne nuk kemi dëgjuar se dikush, për këtë, i ka apostrofuar amerikanët dhe Shtetet e Bashkuara për terrorizmin dhe për krime.
Budistët në Mianmar, të udhëhequr nga priftërinjtë e tyre, derisa i vritnin dhe masakronin muslimanët në shtëpitë e tyre, në rrugë, në vende publike, haptazi në sytë e kamerave dërgonin mesazh se ata këtë po e bënin nga urrejtja ndaj muslimanëve, dhe se ata nuk do të ndalen derisa ta vrasin edhe muslimanin e fundit Rohngj ose ta dëbojnë nga Mianmari, dhe askush, për këtë, as budistët nuk i quajti terroristë dhe as budizmin fe terroriste. Prandaj, le të mos e marrim me pasion dhe më kot të shpresojmë se neve për shkak të kërkimfaljes dhe ndezjes së qirinjve do të ndalen të na shikojnë nëpërmjet prizmit “kryqtar” mesjetar, dhe se do të ndryshojë ndonjë gjë në lidhje me muslimanët dhe shikimit në ta si “gjakpirës barbarë të shkretëtirës”.
Ndoshta njëri nga mësimet më të rëndësishme të "Charlie HEBDO" është se Evropa, veçanërisht Franca, nuk ka asnjë skrupull fetar as shpirtëror dhe asnjë pikë referimi, dhe së bashku me shumicën e komuniteteve fetare në këto vende, plotësisht është zhytur në errësirën e pasioneve dhe shtytjeve më të ulëta njerëzore. Paramendoni, justifikimi dhe argumenti kryesor me të cilin politikanët, intelektualët, gazetarët dhe punëtorët fetarë evropianë e justifikojnë ofendimin “satirik” të personalitetit dhe veprës së Pejgamberit të fundit, Muhamedit alejhi-selam, është se kjo gazetë ka botuar edhe karikatura të Jezusit dhe zyrtarëve të lartë të kishës, dhe jo vetëm të “profetit musliman”! Ajo së paku është e çuditshme, për të mos thënë hipokrite, nëse merret parasysh fakti se në “kryqëzimin” i cili ishte subjekt i një trajtimi satirik i gazetarëve të "Charlie HEBDO", popujt e krishterë evropianë e kanë ndërtuar kulturën, identitetin dhe qytetërimin e tyre.
Për neve muslimanët të gjithë Pejgamberët, e mbi të gjitha pesë Pejgamberët e “vendosur”, Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta, janë të njëjtë kur është fjala për autoritetin e tyre pejgamberik dhe pacenueshmërinë në çfarëdo lloj kuptimi. Feja jonë, ka ndaluar madje edhe fyerjen e ‘hyjnive’ të idhujtarëve, në mënyrë që kjo të mos i çojë idhujtarët që padrejtësisht dhe në injorancë ta fyejnë Zotin e vërtetë, Allahun e Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm në këtë kontekst thotë:
Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos Allahut, e (si hakmarrje) të fyejnë Allahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij)…” (el-Enam,108).
Pas këtij rasti shihet qartë se vetëm Islami dhe muslimanët kanë një sistem moral të vlerave i cili nuk lejon të luhet me ndjenjat dhe shenjtëritë fetare të askujt, dhe se vetëm besimtarët muslimanë janë pasuesit konsistentë edhe të Nuhut edhe të Ibrahimit edhe të Musait edhe të Isait edhe të Muhamedit paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta, dhe të gjithë Pejgamberëve dhe shpalljeve të Zotit, ndërsa tek të tjerët, feja është vetëm një karakteristikë dhe një emër që nuk ka ndonjë ndikim real në jetën private dhe publike.
Sado që neve kjo në këtë moment të na duket absurde dhe e pamundur, kjo është një mundësi e mirë që botës së humbur t’ia ofrojmë fenë e vërtetë Islame, udhëzimin origjinal të Zotit, i cili i fton njerëzit për të qenë robër vetëm të Zotit, pasues të Pejgamberëve dhe shpalljeve të Tij, që të luftojnë për drejtësi dhe për dëshmi të vërtetë, edhe në qoftë se ajo është kundër tyre dhe të afërmve të tyre, që njerëzit t’i gjykojnë me ligjet e Zotit dhe mos t’i ndjekin pasionet e tyre, që t’i respektojnë të drejtat e të gjithëve, të bëjnë bamirësi dhe tu ndajnë të afërmve të tyre dhe të varfërve, ndërsa të largojnë dhe ndalojnë nga shthurja, nga e keqja dhe nga dhuna.
Përktheu: Miftar Ajdini