Valdet Kamberi
Kur arti kalon kufijtë, ai do të prodhojë çdo lloj efekti tjetër, mbase edhe të dëmshëm, por vetëm efektin e artistikes nuk do ta japë. Nuk nënkupton kjo se ne jemi ata të cilët do t'i vendosim kufijtë e artit, por kur rezultati i një vepre prekë në sedrën tonë, detyrimisht nxitemi të reagojmë. Ajo që e karakterizon reagimin tonë kundrejt një vepre të shëmtuar, nuk është kapja e armës dhe zjarrëvënia, por, përkundrazi është maturia dhe qetësia. Të matur duhet të tregohemi edhe ndaj ngjarjes së fundit lidhur me karikaturën që iu bë të Dërguarit, alejhi selam, nga revista satirike franceze "Charlie Hebdo".
Nuk ka dyshim që kjo vepër ka prekë ndjenjat e çdo muslimani, por ajo me çfarë duhet t’i kundërpërgjigjen muslimanët nga dashuria për Pejgamberin, alejhi selam, nuk është terrorizmi e as derdhja “lotësh krokodili”. Bile është e kundërta e këtyre.
Në vijim do t’i përmendë disa pika me të cilët dëshmohet dashuria ndaj të Dërguarit, alejhi selam, dhe që njëherit janë kundërpërgjigja më e mirë.
1. Pasimi i sunetit.
2. Leximi i biografisë.
3. Pasimi i urdhrit të tij (“Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë, përmbajuni..." El-Hashër: 7).
4. Largimi nga ajo që jemi urdhëruar të largohemi.
5. Dërgimi i salavateve.
6. Vizita e Medinës.
7. Besimi në fjalët e tij.
8. Largimi nga bidatet-risitë, sepse feja jonë është e plotësuar ("Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe". El-Maide, 3).
9. Të mos gënjesh për të dërguarin.
10. Të mos i japësh përparësi fjalës së dikujt tjetër, pos fjalës së të Dërguarit alejhi selam.
Nëse i përgjigjemi njëjtë, ku është dallimi mes neve dhe atyre?!
Kujdes! Mos ngatërro misionin me emocionin.