Haki Abazi
Politika e jashtme dhe arritjet e saj janë asgjë më shumë se sa reflektim i politikave të brendshme dhe gjendjes dhe shëndetit të demokracisë dhe sistemit funksional. Kosova është e pashëndetshme nga brenda. Harxhimi i energjisë dhe resurseve për anëtarësim në UNESCO ka qenë jo racional, ballafaqim në betejë pa asnjë logjikë dhe tentim i hyrjes nëpër deriqka ( kapixhik). Kjo është mendësia e Hashim Thaçit dhe njerëzve të subordinuar nga logjika e mbrapsht dhe pa asnjë analizë.
Gjithçka është e bërë dhe po bëhet për poenë politikë e jo për përmbajtje dhe si veprim i kalkuluar dhe elaboruar prej pozitës së një politike të mirëfilltë të jashtme. Ky mësim është sinjal i radhës për atë sa të pavërteta dhe sa të papërgatitur janë kjo mendësi politike për t'u ballafaquar me një garë ndërkombëtare. Ky është rezultati i dialogut të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Edita Tahirit, Enver Hoxhajt, Hajredin Kuqit. Ju them "festoni" për frutin e asaj që keni mbjellë dhe keni shpenzuar qe sa vite. Ndërsa Isa duhet të analizoj se çfarë në fakt ka bërë duke zgjatur jetën një politike të mbrapsht dhe një klani që ka përjashtuar dhe është fokusuar me ther pas shpine këdo që ka rrezikuar fuqinë për të kontrolluar vendin në të gjitha format por pa demokraci. Nuk ka sukses me një ministër të punëve të jashtme që me vështirësi formulon fjalitë në gjuhën Shqipe, me një presidente që mendon se rëndësia e saj rritet duke folur në media ndërkombëtare për eksportim të terrorizimit pa analizuar kontekstin social, ekonomik dhe politik.
Fushata për UNESCO nuk e ndërron imazhin e Kosovës që kanë ndërtuar institucionet dhe nëntoka e Kosovës për terrorizimin për "helmimin e rezervuarit të Prishtinës" për 300 luftëtarët në Siri duke injoruar 100 mije të rijnë që kanë ikur nga Kosova vetëm për më pak se një vit. A e bëjnë Kosovën terroriste 300 që mund të kenë probleme socio/ ekonomike e trauma të luftës apo kanë përdorur barna që shiten pa kontrolle në barnatoret e Kosovës apo e bëjnë Kosovën Evropiane 100 mijë të rijnë që po kërkojnë të jenë pjesë e civilizimit Perëndimor? Ka pyetur ndokush këtë pyetje?????
A kanë pyetur këta mendjecekët e naivë se çfarë po bëjnë kur kanë arrestuar katër djem në ditë ramazani nën akuzat se po helmojnë ujin, ata ishin të mbathur me sandale- a ka dhënë ndokush informacion çka po ndodhë me ta, a janë me të vërtetë terroristë???; Për lajmin e sihariqet e luftës kundër terrorizmit të proklamuar nga Thaçi dhe Co shkruan New York times, the Guradian dhe të tjerët, mendoni se kështu bëhet imazhi në botë? Për kënd po punoni?
A e ka analizuar qëndrimin e tij Enver Hoxhaj si ish ministër i punëve të jashtme dhe tani kryetar komisioni për politikë të jashtme kur ka thënë që Kosova qëndron me Izraelin dhe përkrah politikat e Izraelit ndaj Palestinezëve në kohën e shtypjes dhe diskriminimit dhe në momentin e dështimit të procesit negociator të udhëhequr nga sekretari i shtetit të SHBA-ve J. Kerry. Pse, ku ishte nevoja që Enver Hoxhaj të deklarohet në mënyrë eksplicite pro ose kundër Izraelit/ Palestinës? Ku është diskutuar dhe formuluar ky qëndrim institucional, a janë analizuar konsekuencat e një fjalimi të tillë. A po mendoni që shtetet Arabe janë po aq naiv në politikën e jashtme sa Enver Hoxhaj, a po ndoshta mendoni diplomacia elektronike e Petrit Selimit jua mbështjellë kokën me akull atyre.
UNESCO është kot në këtë moment. Mjafton të vizitoni kalanë e Gjirokastrës e cila është nën UNESCO e cila të bën të tmerrohesh për gjendjen në të cilën është, edhe vlerat e Beratit dhe shtëpitë që po rrënohen, ndërtimet e betonit në Kalanë e Ulqinit- Kjo është UNESCO- prit me të vajtu Stambolli. Zgjohuni për faktin që UNESCO është diçka tjetër nuk është ajo që duhet të jetë. UNESCO gjithashtu është dështimi më i madh në rastin e Sirisë ku po humben vlera të historisë njerëzore në Damask, Alepo, Homes... dhe UNESCO është kot fare aty. Anëtarësimi në UNESCO pa ulësen në kombet e bashkuara është një flluskë sapuni bile edhe me ulësen është prapë flluskë sapuni, Agjensioneve të UN ju duhet reforme e thellë, e thellë. Mbrojtja dhe prezervimi i vlerave të përbashkëta historike të Kosovës dhe Ballkanit nuk janë çështje të anëtarësimit të UNESCO janë çështje të kulturës dhe vullnetit politik që mungon që prej se ka ardhur Hashimi me Co PRONTO në pushtet dhe injorantëve mediokër të tjerë në regjion. Ky nuk është dështim, dështimet janë brenda vendit të përditshme kjo është simptomë e një sistemi të sëmurë rënd që po e vret të ardhmen dhe ëndrrën e banorëve të Kosovës për shtet normal e funksional, për çdo dite.