Nga letra e akademikut Mehmet Kraja

 

Ilmi Rexhepi

 

Nga letra e akademikut Mehmet Kraja

"Kosova është shumë e vogël, për t’iu krijuar hapësirë përjashtimeve të këtilla"

"për t'iu krijuar hapësirë përjashtimeve", duhet "për t'u krijuar hapësirë përjashtimeve".

Sikurse vetë letra, kjo "i" -ja nuk i adresohet askujt, është e kotë, e tepërt!

"Ata thjeshtë i nënshtrohen një frike që vjen prej jush..."

Mbiemri "i thjeshtë" ka "ë", por nuk ka "ë" ndajfolja "thjesht".

Një akademiku nuk i falet të ngatërrojë ndajfoljet me mbiemrat, siç nuk i falet t'u atribuojë njerëzve gjëra që nuk u përkasin.

"A keni menduar, pra, pse njerëzit u dashkan të ndjejnë frikë..."

"të ndjejnë", duhet "të ndiejnë". 

"të ndjesh" i bie "të falësh, të mëshirosh", kurse "të ndiesh" i bie "të kapësh me shqisa", por, nga ajo çfarë ka "përshkruar", akademiku duket se nuk rron mes nesh dhe është bërë jo "për ta ndier", po vërtet "për ta ndjerë"!