Dr. Sedat Islami
Menjëherë pas sulmit të mbrëmshëm në Nice të Francës, politikanë, analistë, opinionitë e gazetarë, publikuan deklarata ku dënonin terrorizmin.
Disa në reagimet e tyre nuk kurseheshin nga përshkrimi i rastit si terror fetar. Madje, bënë thirrje ekstremiste duke:
- përshkruar Islamin si fe e terrorit në tërësi
- duke fyer Profetin [Paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të]
- duke bërë thirrje për të na ndarë në NE dhe ATA
Nuk kaluan as njëzet e katër orë dhe ja del në shesh identiteti i vërtetë fetar i terroristit:
"Flet kushëriri i gruas së sulmuesit të Nices: Ai nuk ishte mysliman, kurrë s’ka shkuar në xhami dhe e ka rrahur gruan"
"Në dosjen e tij ka dëshmi për vjedhje e krime..."
Sigurisht, këto veprime, sikur edhe ky i fundit, nuk kanë lidhje me Islamin, andaj, me shqetësim po e parashtroj këtë pyetje:
Nga e keni këtë guxim që të na terrorizoni?
A mbani përgjegjësi për fjalët dhe sjelljet tuaja ekstreme?
Kam besimin dhe bindjen e thellë se një ditë Islami do të triumfojë mbi akuzat ndërsa ju, terroristë, çfarëdo qofshit, do të përgjigjeni para ligjit!