Logjika e shthurur e një analize politike

 

Dr. Sedat Islami

 

Portali Koha publikon këtë lajm:

"Shqipëria dhe Kosova frikë nga rritja e islamizmit"

Sipas titullit, shihet se shumica e njerëzve kanë frikë nga rritja e islamit.

Në paragrafin e parë, lexon:

"Popullsitë myslimane të dy shteteve shqiptare të Ballkanit historikisht kanë praktikuar një formë të moderuar të Islamit Suni. Në Shqipëri dhe Kosovë disa njerëz kanë frikë se kjo gjë po ndryshon."

Pra, janë vetëm disa njerëz ata që kanë frikë rritjen e Islamit.
Kjo i bie se analiza (analisti) ka logjikë ekstreme dhe me tentativë imponimi aq sa do që frikën e vet ta imponojë si frikë të përgjithshme. 
Më pas në analizë gjenë elemente banale, prej të cilave do të veçoja një edhe si tendencioze: ndërtimi i xhamive si rrugë ekstremizimi.

Përse nuk merreni me:
- Kishat e dhunshme në Kosovë 
- korrupsionin që po na ngulfat
- krimin e organizuar
- krimet (vrasjet) e kryera pasluftës

Çfarë interesi ka në ngritjen e këtyre temave në këtë kohë kur demarkacioni është temë shumë e nxehtë?

Mjaft kundërmuat hipokrizi!

Populli nuk ua ka borxh këtë frikë të qëllimshme që po ia shkaktoni.
Nëse do të duhej të shkruani drejt, atëherë në vend të këtij titulli dhe kësaj teme, do të duhej shkruar:

'Shqipëria dhe Kosova frikë nga rritja e islamofobisë'