Makinë kërkimi për fëmijë

Pasi që, prindërit e kanë të vështirë të kujdesen për fëmijët e tyre kur hyjnë në internet, meqë bota e internetit është shumë e gjerë dhe shpatë me dy tehe, organizata google ka bërë një makinë të siguruar kërkimi të veçantë për fëmijë, e cila ua lehtëson fëmijëve gjetjen e faqeve apo rezultateve që janë të përshtatshme për ta dhe njëkohësisht i bën prindërit të jenë më të qetë për sa i përket fëmijëve të tyre, sepse kjo makinë kërkimi është mjaft mirë e siguruar, ngaqë ua pamundëson fëmijëve shikimin e gjërave të padëshiruara.

Kjo makinë, gjegjësisht www.kidrex.org, përdor Google SafeSearch dhe bazën e të dhënave të veta të fjalëve dhe përmbajtjeve jo të përshtatshme për të ofruar gjëra të pastra.

Prindërit kanë mundësinë që këtë faqe ta bëjnë faqe kryesore, në mënyrë që t’ua lehtësojnë fëmijëve të tyre kërkimin në internet.

Prej karakteristikave të kësaj faqeje kërkimi është se ajo është e zbukuruar me vizatime të ndryshme të dashura për fëmijët.

Prej faqeve të rëndësishme për fëmijë mund ta përmendim edhe uebshfletuesin KidZui (www.kidzui.com), i cili shkarkohet shumë shpejt dhe lehtë dhe njëherazi është shumë i përshtatshëm për fëmijët, sepse nëpërmjet tij, me lehtësi mund t’i gjejnë të gjitha gjërat që i interesojnë. Ky uebshfletues mbron fëmijët tanë me të gjitha mjetet mbrojtëse të integruara dhe është shumë tërheqës.