Virueset e kompjuterëve kanë potencialin të bëjnë kërdinë si në kompjuterët personalë, ashtu edhe në kompjuterët e punës.
Në mbarë botën, shumica e bizneseve janë infektuar disi. Virusi është një program vetë-gjenerues që prodhon kodin e tij duke ia bashkangjitur kopje të tija kodeve të tjera ekzekutuese. Si një virus real, një virus kompjuteri është ngjitës dhe mund të infektojë skedarët e tjerë. Sidoqoftë, viruset mund të infektojnë makinat e tjera vetëm me ndihmën e përdoruesve të kompjuterit. Janë tre kategori të programeve të dëmshme:
1. Trojanët dhe rrënjësorët (rootkit)
2. Viruset
3.Krimbat (worm)
Një krimb është një program i dëmshëm që mund të infektojë si makinën lokale, ashtu dhe makinat në distancë. Krimbat shpërndahen automatikisht duke infektuar sistemet njëri pas tjetrit në një rrjet, dhe duke u përhapur dhe më tej në rrjetet e tjera. Kështu që, krimbat kanë një potencial të madh për të shkaktuar dëm, sepse ata nuk varen nga veprimet e përdoruesit për t’u ekzekutuar.
Ka gjithashtu edhe programe të dëmshme në internet që mbartin të treja veçoritë e tre programeve të mësipërme të dëmshme.
Virusi Melissa është një shembull i njohur. Ky virus është një hibrid i një Trojani, një virusi, dhe një krimbi. Ai shfaq karakteristikat e një kali trojan. Programi hyn në kompjuter i maskuar si mesazh elektronik. Kur përdoruesi hap “mesazhin elektronik”, programi brenda tij infekton skedarët e Word-it, duke e bërë atë virus. Në vazhdim, ai përdor një dobësi në Microsoft Outlook për ta përhapur vetveten në kontaktet personale të adresarit të përdoruesit, duke e bërë gjithashtu një krimb./krokodili/{jathumbnail off}