Lutja ime (2)

Me emrin e Allahut Ndjesëmadh, Mëshirëplotë.

Po të ndalemi dhe të kujtojmë seriozisht në pesë gjëra:

1. Mëngjesin, pra fillimin e tij;

2. Mbrëmjen kur e arrimë;

3. Jetën pra gjallërinë;

4. Vdekjen; dhe

5. Kthimin tek Allahu.

Çdo mendje ndritur nuk do të pushojë së falënderuari ndaj Allahut të Lartësuar për këto dhunti të Allahut. Vërtetë këto pesë gjëra janë dhunti të Zotit.
O njeri, ndalu dhe mendo në mëngjesin, fillimin e ditës, Allahu të nderoj që ti ta fillosh ditën, të punosh e t’i shfrytëzosh orët në kënaqësinë e Tij. Po gjithsesi mendo edhe në mbrëmjen tënde që po i finalizon aktivitetet e ditës, këtë po e bënë me ndihmën e Allahut.
O njeri dija kimetin (vlerën) jetës, puno mirë sa je i gjallë. Po gjithsesi kujtoje vdekjen se kjo botë e ka edhe fundin, pra vdekjen. Por gjërat nuk përfundojnë me kaq, edhe një herë ringjallje dhe kthim tek Allahu.

O njerëz!

Ndër lutjet e mëngjesit është edhe kjo:
اللّهُمَّ بِكَ أَصْبَحْنا، وَبِكَ أَمْسَينا، وَبِكَ نَحْيا، وَبِكَ نَموتُ وَإِلَيْكَ النُّشُورُ

“O Allah, me Ty (me Emrin Tënd, me dëshirën Tënde) e fillojmë mëngjesin dhe me Ty e kalojmë ditën (ngrysemi), me Ty ngjallemi dhe me Ty vdesim, dhe tek Ty është kthimi.”

Ulvi Fejzullahu


Revista Shembulli

10:05:11am