180 mijë muslimanë falën xhumanë në xhaminë Al-Aksa të premten e parë të muajit Ramazan (VIDEO)

Mijëra besimtarë Muslimanë morën pjesë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, në Qytetin e Vjetër të Kudsit (Jeruzalemit), të premten e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shefi i zyrës së marrëdhënieve me publikun në Departamentin e Përhershëm Islamik, Firas al-Dibs, tha se më shumë se 180,000 besimtarë vizituan Al-Aksanë, për të falur xhumanë.

Al-Dibs tha se besimtarët myslimanë ishin nga të dyja anët, nga Bregu i pushtuar dhe nga vetë qyteti i Jerusalemit. Kishte besimtarë edhe nga vende të tjera, si Jordani, Turqia dhe Indonezia.
Ndërkohë, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) tha se forcat izraelite, të vendosura në portat e kompleksit Al-Aksa, ndaluan ekuipazhet e tyre të hyjnë.
Arsyeja për ndalimin mbeti e panjohur dhe e pengoi ekipin e PRCS që të siguronte kujdes mjekësor për këdo që vuante nga nxehtësia dhe turmat e mëdha.
Banorët palestinezë të Bregut Perëndimor nuk lejohen të hyjnë në Jerusalemin e okupuar Lindor ose në Izrael pa leje të lëshuara nga Izraeli.
Në ramazan zakonisht ka lehtësime të vogla përkitazi me kufizimet e lejeve për palestinezët, veçanërisht për gratë, edhe pse mijëra prej atyre që marrin leje, ende i nënshtrohen pritjeve të gjata, pikave të kontrollit dhe kërkimeve nga forcat e armatosura izraelite, sipas mediumit Ma'an.


Më të lexuarat