Mjeku sirian: Pacientët nuk vdiqën nga sulmi kimik, u testua një armë e panjohur (VIDEO)

Mjeku Sadzul Islami ka regjistruar me kamerë momentin e arritjes se disa nga personave që kishin marrë plagë në sulmin me armë kimike që ndodhi javën e kaluar në Idlib.

 I kualifikuar si mjekë i përgjithshëm në Britani, por që në mënyrë vullnetare ka shkuar në Siri për të ndihmuar në spitale.

Pas arritjes së viktimave në spitalin e Idlib, mjeku Sadzul Islami ka ekzaminuar plagët e pacientëve duke thënë se nuk është sulm gazi klorin siç kanë qenë të zakonshme deri më tani hedhja e tyre nga regjimi i Asad, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se ky lloj gazi është i pa njohur dhe se nuk e ka hasur asnjëherë deri më tani tek të plagosurit që i ka kuruar ai.

Sipas tij gazi i përdorur në sulmin ku vdiqën 80 civil në mesin e tyre edhe 20 fëmijë, është një lloj arme e re për të cilën askush nuk e di.

“Sulmi kimik që ndodhi në Idlib nuk është i vetmi siç raportohet në kemi pothuajse çdo ditë sulme të tilla por vetëm me gaz në mas më të vogël. Ju lutëm ju bëjë thirrje të gjithëve të bëni diçka të ndalni këtë luftë sepse janë dukë pësuar civilët e pa fajshëm”, ka thënë mjeku sirian. /Indeksonline/


Më të lexuarat