"Kundër Turqisë po përgatitet një skenar i frikshëm"

Kompozitori dhe pianisti francez Stephane Blet thotë se Evropa po përgatit “skenar të frikshëm” kundër Turqisë dhe përmes keqpërdorimit të mediave po përpiqet të provokojë urrejtje dhe frikë mes muslimanëve dhe përfundimisht të shkaktojë një luftë midis muslimanëve dhe të krishterëve. 

Artist i shquar francez, i njohur si i dhënë pas kulturës turke dhe Stambollit, Blet, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka kritikuar Evropën për qëndrimin anti-turk.

"Qysh më parë kam vërejtur se një gjë e tillë do të ndodhë. Unë me të vërtetë ndihem i turpëruar nga Evropa. Unë jam francez, por Franca nuk është ajo që dikur ka qenë. Kam frikë shumë, sepse shoh se çfarë janë duke u përpjekur për të bërë. Po përpiqen të krijojnë një lëvizje shumë të keqe cioniste në Evropë. Të gjitha mediat përdoren për t’i frikësuar njerëzit nga muslimanët. Dëshirojnë që të krishterët të luftojnë me muslimanët”, potencon Blet.

Blet thekson se në mediat evropiane prej një kohe të gjatë nuk ka pasur asnjë lajm pozitiv për Turqinë, por vetëm lajme në kontekstin e propagandës anti-turke, duke shtuar se ai personalisht ka parë pasurinë dhe bukurinë e Turqisë dhe muslimanëve, porse media në Evropë është përgjegjës për shkaktimin e problemeve midis të krishterëve dhe muslimanëve që, sipas tij, dikur jetonin në harmoni.

“Gjendja ekonomike në Evropë është e keqe dhe tani duan të rrisin frikën ekonomike të njerëzve. Mbi të gjitha, është një plan i madh dhe i rrezikshëm për të shkaktuar kaos”, tha Blet, dhe shtoi se jo të gjithë evropianët janë racistë dhe se shumë prej tyre janë të pakënaqur me liderët e tanishëm politikë.

“Në Francë më janë anuluar disa koncerte dhe më kanë quajtur fashist, sepse unë e dua Turqinë. Kjo është gjendje e keqe dhe pikëlluese dhe çdo gjë është bërë disi politike. Unë jam artist, kam lindur si i krishterë dhe jam mik i afërt me shumë muslimanë. Kjo në Evropë nuk duan të jetë shembull dhe gazetarët përhapin gënjeshtra, edhe pse janë në dijeni të së vërtetës", thotë më tej Blet.

Duke rikujtuar se në Turqi për herë të parë ka shkuar 23 vjet më parë, Blet vë në dukje se nga organizata terroriste PKK vazhdimisht ka marrë kërcënime për përhapjen e një imazhi pozitiv të vendit.

"Në mes të Parisit terroristët e PKK-së mbajnë protesta me sloganin 'Vdekje Turqisë'. Si është e mundur kjo dhe kush i lejon këto? Kjo është tronditëse, sepse kur ne dëshirojmë të mbajmë tubim, nuk na lejojnë. Policia e parandalon menjëherë, teksa për PKK-në nuk bën asgjë”, thotë Blet. 

Duke theksuar se do të vazhdojë që përmes muzikës dhe artit të ndërtojë ura të miqësisë midis Turqisë dhe Evropës, Blet tha se shumë pianistë evropiane në koncerte i interpretojnë veprat e tij, duke përfshirë 12 rapsodi osmane-turke të cilat i ka komponuar.

“Kjo gjë bëhet dalëngadalë, natyrisht. Megjithatë, unë e dua Turqinë dhe popullin turk dhe do të vazhdoj të bëj një gjë të tillë”, shtoi në fund kompozitori francez Stephane Blet.


Më të lexuarat