Në Suedi përdhunohet dhe vritet boshnjakja 19 vjeçare për shkak të mbulesës

Diaspora e Bosnjës dhe Hercegovinës në Suedi është tronditur nga vrasja e 19-vjeçares, Nejra Hoxhiq që u vra në qendër të Malmos.

Siç mëson balkanbreakingnews, gruaja e re Nejra më parë është rrahur, pastaj është përdhunuar dhe është lënë në rrugë, dhe kështu ajo shpejt vdiq.

Sipas pohimeve të burrit të saj, Nejra ishte sulmuar vetëm për shkak të mbulesës, transmeton TetovaSot.

” Më para, Nejran e kanë ofenduar me fjalë të ndyta, por ajo nuk e vriste mendjen shumë për këtë, por kjo tani më ka tronditur dhe nuk kam fjalë”, u shpreh burrit i saj Sakib me lotë në sy,

Nejra në Suedi erdhi pasi ajo u martua me Sakib Hoxhiqin i cili ka shtetësi suedeze.

Policia suedeze është ende në kërkim të autorëve të krimit makabër, por nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi të urrejtjes fetare./TetovaSot/


Më të lexuarat