Kështu e falën xhumanë sot muslimanët e Zemunit (VIDEO)

Muslimanët e Zemunit, të cilëve mëngjesin e sotëm autoritetet komunale të shoqëruara me forca të xhandarmërisë ua rrënuan xhaminë, u falën në rrugë.

Imami bëri thirrje që të ruhet qetësia në mesin e muslimanëve dhe se qëllimi i tyre është vetëm arritja e kënaqësisë së Allahut.

“Ata që dëshiruan të tregojnë një fotografi të keqe nga ky vend ku po jetojmë, e bënë sot. Por ne nuk dëshirojmë një gjë të tillë. Sot është e xhuma, ditë e lutjeve, ka një moment kur Zoti nuk e kthen lutjen, ndoshta është ky moment, andaj luteni Zotin për paqe në këtë vend tonin, për mirëkuptim, që të ndërtojmë faltoren tonë”, tha ndër tjera imami Emin Zejnullahu./Shembulli


Më të lexuarat