Autoritetet e Beogradit dëshirojnë ta rrënojnë xhaminë në Zemun (VIDEO)

Në Zemun, afër Beogradit, janë mbledhur disa dhjetëra policë për të siguruar rrënimin e xhamisë në ndërtim, përderisa shërbyesit fetarë dhe qytetarët vazhdojnë të kundërshtojnë urdhrin për rrënim, transmeton Al Jazeera.

Siç është njoftuar nga Bashkësia Islame e Serbisë, autoritetet në Beograd kanë caktuar rrënimin e xhamisë për të enjten në orën 8:00.

Policia dhe inspektorati janë tërhequr rreth orës 9:30, ndërsa siç bëjnë të ditur të pranishmit, medieve u ishte ndaluar prezenca.

“Arsyeja e rrënimit të xhamisë është mosposedimi i lejes së ndërtimit, por në këtë vend ka edhe 300 deri në 500 objekte tjera pa leje, përfshirë edhe kishën”, tha myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq./Shembulli/


Më të lexuarat