Megjithatë nuk është lënduar hoxha Sadullah Bajrami

(E plotësuar) Faqja zyrtare e hoxhës Sadullah Bajrami në facebook ka demantuar lajmin se ai është lënduar në tragjedinë që ndodhi dje në Meke. Përmes këtij postimi ata kanë sqaruar se pamja nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim të hoxhës, por se ai vetë ka pasur një problem të vogël shëndetësor për shkak të ndryshimeve klimatike i cili i është shfaqur qysh në fillim të haxhit, kur kishte arritur në Medine.

Lexojeni më poshtë postimin e plotë:

 

DEKLARATË ME RASTIN E TRAGJEDISË NE HAXHXHHoxha Sadullah Bajrami nuk ishte ne turmen siq lajmrojne mediat, ai thjeshte...

Posted by SADULLAH BAJRAMI on Friday, September 25, 2015

 

2

_____________________________________________________________________________________________________________________________

Hoxhë Sadullah Bajrami nga Kumanova në mesin e të lënduarve në Mekë (FOTO)

Në mesin e të lënduarve në Mina është edhe hoxha i mirënjohur nga Kumanova, Sadullah Bajrami.

Në tragjedinë e djeshme që tronditi mbarë botëm, në ditën e parë të Bajramit, në Meke, humbën jetën të paktën 717 njerëz dhe 863 u lënduan nga shtypja në një rrëmujë në Mina, vend rreth 10 kilometra në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, ku myslimanët u mblodhën për të kryer ritualin e gjuajtjes me gurë në drejtim të “djallit”, raporton TetovaSot.

Bashkësia Islame Fetare ka konfirmuar informacionin se nga gjithësejt 1500 haxhinj nga Maqedonia që gjenden në Mekë nuk ka viktima, por nuk ka raportuar për ndonjë të lënduar.

Portali TetovaSot ka siguruar një foto ku shihet pikërisht hoxha nga Kumanova në mesin e të lënduarve në Mina./TetovaSot/

2


Më të lexuarat