Erdogan: O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e inagurimeve masive në ish stadiumin Atatürk në qytetin Bursa të Turqisë, në lidhje me sulmet kimike në Siri tha: "O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet e këtyre? Bota, Kombet e Bashkuara që qëndrojnë të heshtur përballë kësaj, si do ta jepni llogarinë e kësaj?", raporton Anadolu Agency (AA).

"Skema e mirëqenies artificiale e ndërtuar në Evropë po rrënohet", tha Erdoğan.

"Bashkimi Evropian që ka një mesatare të moshës 43 vjeç, ka vështirësi që t'u gjejë punë të rinjve të saj. Tashmë Evropa nuk është më shpresë e punësimit. Ata që na kërcënojnë neve me ekonomi, me viza, me tregti fillimisht të kthehen e të shohin veten e tyre. Nuk janë në situatë të mirë. Kur ta bëjnë këtë do të shikojnë një kontinent që të ardhurat i pakësohen, borxhet i rriten dhe krahas këtyre të gjithave po ngushtohet tregtia, po i bien investimet. Papunësia në rritje dhe një kontinent që po plaket. Pikërisht atëherë do të kuptohet se kush ka nevojë njëri apo tjetri", tha Erdoğan.


Më të lexuarat