Allahu im! Ty të falënderoj

Allahu im! Më jep sinqeritet (ihlas) në çdo gjë dhe për çdo gjë. Allahu im! Më bënë prej falënderuesve, prej atyre që janë mirënjohës në tre rrafshe: me zemër, me gjuhë dhe me vepër.

Allahu im! Unë falënderimin e kuptoj kështu: të gjitha mirësitë që Ti mi ke dhuruar, unë nuk jam meritorë, andaj lehtësoma dhe mundësoma lavd-falënderimin. “El-hamdu Lil-lahi hamden kethiren.”

Allahu im! në vazhdim po i shprehi këto falënderimi:

- Çdo lavd-falënderim i takon Allahut, Zotit të botëve.

- Falënderimi i takon Allahut, s`ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më Madhështori, s’ka forcë (pushtet) dhe autoritet vetëm se me ndihmën e Allahut të Lartësuar e të Madhërishëm, O Zot më fal.

- Falënderimi i takon Allahut i Cili më dhuroi shëndet në trupin tim, më ktheu shpirtin tim dhe më lejoi që ta përmend Atë.

- O Allah, Ty të takon falënderimi, Ti je drita e qiejve dhe e tokës, dhe i çdo gjëje që është në to, Ty të takon falënderimi, Ti je Mbrojtës i qiejve dhe i tokës dhe i çdo gjëje që është në to (dhe Ty të takon falënderimi, i Yti është Pushteti i qiejve dhe i tokës dhe i çdokujt që është në to (Ty të takon falënderimi, Ti je Zotëruesi i qiejve dhe i tokës), (Ty të takon falënderimi), (Ti je e Vërteta, premtimi Yt është i vërtetë, thënia Jote është e vërtetë, Xheneti është i vërtetë, dhe Zjarri është i vërtetë, Profetët janë të vërtetë, dhe Muhamedi s.a.u.s është i vërtetë, dhe Ora (Kijameti) është i vërtetë), (o Allah, Ty të jam nënshtruar (dorëzuar), Ty të jam mbështetur, Ty të kam besuar, tek Ty jam kthyer me pendim, për Ty (për çështjen Tënde) grindem (me të tjerët), tek Ty kthehem për t’u gjykuar, më fal mua (gabimet) çfarë ka kaluar (prej tyre), dhe gabimet e mëvonshme (që kam bërë më vonë), dhe çfarë kam bërë fshehur dhe çfarë kam bërë haptazi), (Ti je i pari dhe Ti je i Fundit, s’ka të adhuruar tjetër përveç Teje), Ti je i adhuruari im, s’ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Teje.

- I Lartësuar qofsh o Allah, Zoti ynë, falënderimet të takojnë vetëm Ty, o Allah më fal mua.

- O Zoti ynë, Ty të takon falënderimi, shumë falënderime, mirësia dhe begatia është në të.

- O Allah, unë të drejtohem Ty, se Ty të përket falënderimi, s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje, i vetëm dhe i pashoq, Bamirësi, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, o Poseduesi i Madhështisë dhe i Fisnikërisë, o i Përjetshëm, o Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston, unë të kërkoj Ty Xhenetin dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga zjarri.

- I Lartësuar qoftë Allahu, dhe falënderimi i takon vetëm Allahut, dhe Allahu është më i Madhi.

- Falënderimi i takon vetëm Allahut, i Cili na jep për të ngrënë (na jep ushqim) dhe për të pirë, na jep çfarë na mjafton dhe na strehon (ruan, mbron). E sa ka prej atyre që nuk kanë as ndihmë, as përkrahje (ndihmues) dhe as strehim (strehues).

“O Allah, më ndihmo në përkujtimin Tënd (të përmend), dhe falënderimin Tënd dhe në adhurimin Tënd (ashtu siç e meriton Ti).”

Përgatiti: Ulvi.F.


04:37:02pm