“Takvallëku” urtësia e agjërimit

Qëllimi parësor për përgatitjen e zemrave është “takvallëku”, ndjeshmëria, transparenca, frikë respekti ndaj Allahut të Lartësuar. Ky është qëllimi më i madh i agjërimit, pra takvaja. Me këtë ringjallen zemrat dhe kryhen ibadetet për Allahun. Takvallëku i ruan zemrat nga prishja me gjynahe, gjithashtu i drejton ato me dritën e imanit drejt shkallëve të larta të fisnikërisë.

Të nderuar!

Feja nuk i detyron njerëzit me zinxhirë dhe pranga për të bërë mirë, por ata i orienton me takvallëk. Kjo fe është fe e Allahut, nuk është fe e njerëzve, kështu deshi Ai që t’i ngritë besimtarët nga ultësirat e dynjasë në lartësirat e Xhenetit, përsëri kujto se kjo ndodhë me takvallëk.

Gjithsesi kujto edhe një gjë; kur shihet se ka kapluar fesadi, prishja dhe degjenerimi gjeneratat, riparimi dhe përmirësimi i atyre nuk arrihet duke rreptësuar dhe shtrënguar ligjet dhe dispozitat. Por përmirësimi arrihet me rrugën e edukimit të tyre, edukimit të zemrave të tyre, duke aktivizuar ndjenjën e takvallëkut.

O Allah! Na bë pjesëtarë të takvallëkut.

Ulvi Fejzullahu

(Nga libri NIDAUR-REJAN, Sejid el-Afani)


Revista Shembulli

01:42:36am