Projekti i ditës së Arafatit

Vlerat e ditës së Arafatit:
Në këtë ditë është plotësuar feja.
Kjo shpjegohet në disa aspekte:
Muslimanët nuk e kryenin më parë haxhin, derisa ai u bë detyrim dhe kështu u kompletuan shtyllat e Islamit.

Allahu i Lartësuar e ktheu në rregullat e Ibrahimit, e mohoi shirkun dhe idhujtarët nuk u përzien më me muslimanët, u rrënuan shenjat e injorancës dhe u ndalua tavafi rreth Qabes lakuriq.
Pas kësaj dite nuk pati më dispozita mbi hallallin dhe haramin.
Në këtë ditë u plotësua dhuntia e Allahut duke realizuar faljen.
Është festë për pasuesit e Islamit.
Është ditë çift. Allahu i Lartësuar thotë: “Betohem për çiftin dhe tekun.” (Fexhër: 3), kurse teku është dita e Bajramit.
Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë më shumë që Allahu liron njerëz nga zjarri sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” (Shënon Muslimi)

Arafati është ndër ditët më të vlefshme. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita e Arafatit është njëra ndër ditët më të vlefshme.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)
Është dita e haxhit.
Është dita e faljes së mëkateve. Transmetohet në formën mevkuf nga Ibni Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk mbetet askush në ditën e Arafatit që ka sado pak iman e të mos jetë falur.” Një njeri i tha: “O i Dërguar i Allahut! Ata që janë në Arafat apo njerëzit në përgjithësi?” Tha: “Të gjithë njerëzit në përgjithësi.” (Shënon Abd bin Hamid në “Musnedin” e tij, 842.)

Aliu, biri i Ebu Talibit, thotë: “Nuk ka ditë në tokë që Allahu nuk liron nga zjarri. Kurse dita që lirohen më së shumti është dita e Arafatit. Atëherë shpeshtoni lutjen: “O Allah, liroje qafën time nga zjarri.”
Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se Allahu fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Shënon Muslimi)
Vëlla i dashur!

A e ke kuptuar vlerën e kësaj dite?
Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se Allahu fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Shënon Muslimi)
Atëherë së bashku le të bëjmë një llogari: agjërim 12 orë baras me 24 muaj falje.
Agjërim 12 orë = Falje 24 muaj
Le të bëjmë edhe një llogari:
1 orë agjërim = 2-muaj falje
Domethënë për çdo 60 minuta agjërim, 60 ditë falje.
A është ndonjë i mençur që dëshiron ta humbasë minutën? Pa dyshim që jo.


Autori: Muhamed Husejn Jakub
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
xhamia-bujanoc.com


Revista Shembulli

04:01:41pm