Sjellja e keqe me prindërit dhe shkëputja e lidhjeve familjare

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, kurse salavatet dhe përshëndetjet tona ia dërgojmë Pejgamberit tonë të fundit.

Prej dukurive të këqija, të cilat i shohim këto ditë, janë edhe sjellja e keqe e shumë prej fëmijëve me prindërit e tyre, si dhe shkëputja e lidhjeve familjare nga shumë prej njerëzve.

Në vazhdim do t’i themi disa fjalë për të tërhequr vërejtjen nga sjellja e keqe me prindërit , për të nxitur në sjellje të mirë me ta, për të tërhequr vërejtjen nga shkëputja e lidhjeve farefisnore si dhe për të sqaruar disa rregulla në lidhje me sjelljen tonë me të afërmit. E lus Allahun që të kemi dobi prej tyre.

Së pari: Tërheqja e vërejtjes nga sjellja e keqe me prindërit dhe nxitja për sjellje të mirë me ta :

Prej gjërave që konsiderohen si sjellje e keqe me prindër janë :

1. Bërja e prindërve me vaj dhe mërzitja e tyre me fjalë apo vepër,
2. Dëbimi, bërtitja dhe ngritja e zërit para tyre.
3. Neveria nga urdhrat e tyre.
4. Mërrolja dhe shikimi i tyre vëngër.
5. Jepja e urdhrave atyre.
6. Qortimi i ushqimit të cilin e përgatitë nëna.
7. Mosdëgjimi I tyre kur ata flasin.
8. Dhënia e vërejtjeve ndaj tyre në prani të njerëzve.
9. Sharja e tyre.
10. Nxitja e problemeve në prezencë të tyre , qoftë me vëllezërit apo me gruan.
11. Ulja e autoritetit të tyre.
12. Futja e gjërave të këqija në shtëpi apo kryerja e disa veprave të urryera në prezencë të tyre.
13. Ndeja e gjatë jashtë shtëpisë pa lejen e prindërve , e sidomos kur ata kanë nevojë për ty.
14. Dhënia përparësi gruas para tyre.
15. Rrahja e tyre.
16. Dërgimi i tyre në strehimore për pleq.
17. Shpresa në vdekjen e tyre sa më të shpejtë.
18. Mbytja e tyre , Allahu na ruajt nga kjo gjë sidomos.
19. Koprracia ndaj tyre dhe përmendja e të mirave qe ju bënë atyre.
20. Ankesat dhe rënkimet e tepërta në prezencë të tyre.

Edukata e kërkuar në raportet tona me prindërit tanë :

1. Respektimi I tyre , mirësia dhe modestia ndaj tyre.
2. Gëzimi dhe zemërgjerësia ndaj urdhrave të tyre.
3. Përshëndetja e tyre dhe puthja e dorës dhe kokës së tyre në shenjë respekti.
4. Gjetja e vendit të përshtatshëm për ta që të ulen, ulja jonë para tyre me edukatë ; duke u ulur drejt, duke mos qeshur me zë të lartë, duke mos u zhveshur, duke mos u shtrirë tërësisht apo këmbët para tyre, duke mos bërë vepra të urryera në prezencë të tyre, si dhe gjëra tjera të ngjashme.
5. Ndihma ndaj tyre.
6. Realizimi i kërkesave të tyre me shpejtësi.
7. Mosshqetësimi i tyre dhe largimi nga mospajtimet dhe polemikat me të tjerët në prezencë të tyre.
8. Të ecurit para tyre gjatë natës dhe pas tyre gjatë ditës.
9. Moszgjatja e dorës në ushqim përpara tyre.
10. Pajtimi në mes tyre nëse kanë mospajtime.
11. Marrja e lejes nga ta për të hyrë në dhomën e tyre dhe për të dalë nga shtëpia.
12. Tua kujtosh Allahun, tua mësosh atë që nuk e dinë, urdhërimi i tyre për të mirë dhe ndalimi nga e keqja me butësi, mëshirë dhe durim.
13. Ruajtja e autoritetit të tyre duke pasur sjellje të mirë, duke qenë të qëndrueshëm në fe dhe largimi nga vendet dhe shoqëritë e këqija.
14. Mosqortimi, mosfyerja dhe mosvrazhdësia ndaj tyre.
15. Marrja e dijës e cila i gëzon ata edhe nëse nuk të urdhërojnë me të.
16. Kuptimi natyrës së prindërve dhe sjellja me ta në përputhje me atë natyrë.
17. Lutjet dhe kërkimi i faljes së shumtë për ta gjatë jetës dhe pas vdekjes së tyre.

Gjërat që ndihmojnë në sjelljet e mira ndaj prindërve :

1. Kërkimi i ndihmës nga Allahu.
2. Kujtimi i vlerës së sjelljes së mirë dhe pasojat e së kundërtës.
3. Kujtimi i vlerës së prindërve.
4. Angazhimi në ndërtimin e raporteve të mira në mes të prindërve dhe gruas.
5. Devotshmëria e prindërve në rast se ata ndahen duke i këshilluar çdonjëri prej tyre fëmijët e tyre që të jenë të sjellshëm me prindin tjetër.
6. Leximi i historisë së njerëzve që ishin të njohur me sjellje të mirë ndaj prindërve të tyre.
7. Ta mendojë fëmija veten e tij në pozitën e prindit.

Së dyti: Shkëputja e lidhjeve familjare , shkaqet dhe shërimi :

Janë për qëllim këtu të afërmit. Shkëputje e lidhjeve me ta nënkupton mosvizita dhe mosinteresimi për ta. Ndërkaq mbajtje e lidhjeve me ta nënkupton mirësinë dhe butësinë ndaj tyre dhe interesimi për gjendjen e tyre.

Shkaqet e shkëputjes së lidhjeve familjare:

1. Injoranca.
2. Devotshmëria e pakët.
3. Mendjemadhësia.
4. Largimi i gjatë nga të afërmit dhe harresa e tyre.
5. Qortimet dhe kritikat e ashpra nga të afërmit.
6. Teprimi në mikpritje dhe shpenzime të shumta nga ndonjëri nga të afërmit , e që të tjerët nuk kanë dëshirë që ta vizitojnë atë me qëllim që të mos e ngushtojnë atë.
7. Moskujdesi për të afërmit që janë të rregullt në vizita.
8. Koprracia nga disa të afërm të cilët kanë pasuri dhe nuk mbajnë lidhje familjare nga frika se do të humbin diҫ nga pasuria e tyre, duke i kërkuar atij para apo në ndonjë formë tjetër.
9. Vonesa në ndarjen e trashëgimisë në mes të afërmve trashëgimtarë.
10. Bashkëpunimi sa për sy e faqe në mes të afërmve.
11. Interesimi vetëm për këtë botë dhe për të mirat e saj.
12. Pasojat, në raportet në mes të familjeve , që i sjell shkurorëzimi .
13. Vendbanimet e largëta në mes të  afërmve dhe përtacia për të bërë vizita.
14. Mosdurimi në raportet familjar.
15. Zilia në mes të  afërmve.
16. Mosftesa e të afërmve në ahengje dhe gëzime , e që sjellë keqkuptime në mes të tyre.

Vlera e mbajtjes së lidhjeve familjare :

1. Është shenjë e besimit në Zot dhe në Ditën e Fundit.
2. Është shkak për shtimin e jetës dhe të pasurisë.
3. Shton afërsinë e Allahut me atë që i mbanë dhe i forcon këto lidhje.
4. Është prej shkaqeve kryesore për hyrje në Xhenet.
5. Është prej argumenteve të madhështisë së Islamit.
6. Të gjitha fetë pajtohen rreth vlerës së mbajtjes së lidhjeve familjare.
7. Është argument i bujarisë dhe kompletimit të personalitetit.
8. Është shkak për arritjen e dashurisë dhe bashkëpunimit në mes të afërmve.
9. Shton vlerën e atij që i mbanë dhe i forcon këto lidhje.
10. Ndërton dhe forcon familje.
11. Është shkak për llogari të lehtë para Allahut të Madhërishëm.
12. Është shkak për faljen e mëkateve.
13. Mbron nga vdekja e keqe.

Edukata e kërkuar në raportet familjare :

1. Kujtimi i vlerës së mbajtjes së lidhjeve familjare dhe i rrezikut nga shkëputja e tyre.
2. Kërkimi I ndihmës nga Allahu i Madhërishëm për mbajtjen e këtyre lidhjeve.
3. Kalitja e vetvetes në durim në raportet tona me të afërmit.
4. Pranimi i kërkimfaljes prej tyre nëse gabojnë dhe kërkojnë falje.
5. Falja e tyre dhe harresa e të metave të tyre edhe nëse nuk kërkojnë falje.
6. Modestia përballë tyre.
7. Shërbimi i tyre, sipas mundësive, me trup, me autoritet dhe me pasuri.
8. Mospërmendja e të mirave që iu bënë atyre si dhe moskërkimi i kompensimit për ato të mira.
9. Të qenit i kënaqur me ato të mira që vijnë prej tyre edhe nëse janë pak.
10. Njohja e gjendjes dhe natyrave të tyre dhe sjellja me ta në përputhje me gjendjen e tyre.
11. Vendosja e çdonjërit prej tyre në pozitën që e meriton.
12. Sjellja e natyrshme me ta dhe mosmundimi i tyre.
13. Mosvrazhdësia gjatë qortimit të tyre nëse ka nevojë për qortim.
14. Pranimi i kritikave nga ta dhe kuptimi I atyre kritikave në formën më të mire.
15. Mesatarja në hajgare me ta.
16. Largimi nga armiqësia dhe polemikat shterpe me ta.
17. Shpejtimi në dhënien e dhuratave atyre nëse keni mospajtim me ta.
18. Dija se të afërmit tu janë pjesë e jotja dhe nuk mund të ndahesh tërësisht prej tyre.
19. Ta dish se armiqësia me të afërmit tu është sherr dhe të gjithë do të jenë humbës , edhe nëse ndonjëri mendon se ka fituar në atë armiqësi.
20. Kujdesi që , mundësisht , mos ta harrojë asnjërin prej tyre  gjatë ftesës së tyre në ahengje dhe gëzime.
21. Pajtimi në mes të tyre nëse hidhërohen në mes veti.
22. Shpejtimi në ndarjen e trashigimisë në mes tyre.
23. Mbajtja e takimeve të rregullta me ta.
24. Themelimi i arkës së përbashkët familjare për t’i ndihmuar të varfrit prej tyre.
25. Kujdesi për mirëkuptim gjatë ndonjë bashkëpunimi në mes tyre.
26. Të jetë e tëra qe u përmend për hirë të Allahut të Madhërishëm , të jetë ndihmë ndërmjet veti në mirësi dhe devotshmëri, e jo të ndihmohet vetëm sepse është i afërmi yt edhe nëse është duke bërë padrejtësi.

Salavatet dhe përshëndetjet tona ia dërgojmë Pejgamberit tonë, Muhamedit sal-Allahu alejhi ue selem , familjes dhe shokëve të tij.

 

Shkroi: Muhamed Ibrahim el-Hamed
Përktheu nga arabishtja: Arben Ahmetaj


Revista Shembulli

01:47:56am