Këta persona nuk hyjnë në Xhenet

1- Mendjemadhi

Për shkak se Pejgamberi Muhamed (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që ka në zemër qoftë edhe një grimcë mendjemadhësi…” (Transmeton Muslimi)

2- Ai që i ndërpret lidhjet farefisnore

Pejgamberi Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

3- Bartësi i fjalëve

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që bart fjalët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

4- Ai që i bën keq fqinjit

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai, që fqinji nuk është rehat prej tij.” (Transmeton Muslimi)

5- Koka e të këqijve

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet koka e keqbërësve”. (Transmeton Ahmedi)

Sqarim: Fjala e Muhamedit (alejhi selam): “Nuk do të hyjë në Xhenet…” d.m.th. nuk do të hyjë fillimisht për shkak të cilësive të lartpërmendura, derisa të pastrohet prej tyre qoftë me pendim në këtë botë, me marrjen e ndëshkimit të caktuar apo me falje nga ana e Allahut azze we xhel-le.


Përshtati: Valdet Kamberi


Revista Shembulli

02:14:51am