Për agjëruesin (28)

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë! [Ali-Imran: 2]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me një të mirë , e cila e shlyen atë dhe me njerëzit sillu mirë!” [Hadithin e transmeton Muslimi]

Gjurmë:

Talik Ibën Habibi thoshte: “Devotshmëri është të punosh në bindje ndaj Allahut, me dritë nga Allahu, duke shpresuar në shpërblimin e Tij, duke iu shmangur mosbindjes ndaj Tij, me dritë nga Ai, duke pasur frikë nga ndëshkimi i Tij.”

 

 

Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com

 


Revista Shembulli

04:57:20pm