Dredhëzat parandalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se dredhëzat kanë aftësi për të parandaluar zhvillimin e qelizave të kancerit.
G. Stouner dhe N. Seram, të cilët kanë studiuar ndikimin e ushqimit në zhvillimit e sëmundjeve onkologjike, kanë treguar se hulumtimet eksperimentale në dhjetë vjetët e fundit kanë ndihmuar në marrjen e fakteve të reja bindëse se dredhëzat ndihmojnë në parandalimin e paraqitjes së kancerit.

Ata kanë thënë se dredhëzat dhe përbërësit e saj janë në gjendje që të parandalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit në kulturën eksperimentale, duke ndikuar në gjenet e ndërlidhura me zhvillimin e sëmundjes.
Përveç kësaj, është dëshmuar se përdorimi i dredhëzave në ushqimin e kafshëve zvogëlojnë dukshëm zhvillimin e tumorit malinj. Statistikat më të reja tregojnë se njerëzit që po ashtu përdorin dredhëza më rrallë sëmuren nga sëmundjet onkologjike./kp/

 

 


10:26:09am