Disa faktorë të prishjes së dhëmbëve

GJENEZA - ёshtё faktori mё kryesor qё ndikon nё prishjen e dhёmbёve  na  ёshtё e njohur qё nёqoftёse njё familje ёshtё e atakuar mё tepёr nga kariesi ka mundёsi qё edhe antarёt  ,pasardhёs tё trashёgojn tё njejtёn shёmundje.

GJINIA - nё bazё tё tё dhёnave nga  shoqata e stomatologëve ,dhёmbёt te gjinia femërore janё mё tё atakuar  se tek meshkujt. Mendohet se arsyeja kryesore ёshtё nё ndryshimet hormonale.

MOSHA - prishja e dhëmbëve ёshtё mё shumё sёmundje e tё rinjёve, ajo tek më të moshuarit   zvogëlohet, qё nёnkupton se tek tё moshuarit mё pak  ёshtё e pranishme. Mosha prej 12-20 vjeçe  konsiderohet si periudhё me mё shumё karies ku gjatё kёsaj periudhe  prishen  mё tepёr dhёmbё ,por dhe nё shumicёn e rasteve ndodhё edhe tё nxirret dhёmbi.

RACA - hulumtimet tregojnë proporcionalitet nё mes racave ku edhe pse raca e bardhё ka pёrqindje tё dhёmbёve me tё atakuar nga ajo e zezё, prap se prap vlerat janё gati se tё përafërta.

HORMONET DHE VITAMINET - çdo çrregullim hormonal i manifestuar nё  formё   tё  hiperfunksionit apo hipofunksionit tё  hipofizёs, tiroidёs, paratiroidё  shkakton paraqitjen e kariesit me përqindje tё  madhe. Hipofunksioni  i  paratiroidёs shkaton hipokalcemin ndёrsa hipovitaminoza  e vitaminave A,D dhe C  sjell gjer  në prishjen e dhëmbëve.

KLIMA - varёsisht nga hapësira gjeografike  edhe paraqitja e kariesit ndryshon. Nё  vendet  me klimё subtropikale pёrreth ekuadorit, ka mё  pak karies por mё  tepёr  paradontopati nё  krahasim me vendet me klimё kontinentale. Po ashtu nё  vendet ku ndotja e ambientit  ёshtё  mё  e madhe, jonizimet e ndryshme  dhe faktorё  tё  tjerё  janё  shkaktar indirekt tё rritjes sё  prevalencёs sё  kariesit.

SЁMUNDJET KRONIKE - tё  sёmurit qё  lёngojnё  nga sёmundjet  kronike kanё  njё  prevalenc mё  tё  madhe tё  kariesit. Tek tё  sёmurit prej infractus miocardi, diabetes mellitus, ulcus duadeni si dhe medikamentet qё  këto i  konsumojnё  pёr shёrimin e tё  njejtave sёmundjeve  nga ana tjetёr ndikojnё dhe kanё  efekte negative poashtu edhe  tek dhёmbёt.

USHQIMI - marrja e ushqimit tё  pasur me proteina, lipide, hidrate tё  karbonit, minerale, vitamine si dhe oligoelementet ndikojnё  nё  zhvillimin adekuat tё  aparatit dental. Po ashtu uji i pijshёm, qumёshti  qё fluorizohen nё  mёnyrё indirekte bёjnё   mbrojtjen e dhёmbёve prej kariesit.

 

Dr.stom Flamur Havziu


10:09:59am