E vërteta dhe e kota

Një njeri e pyeti Abdullah ibën Abbasin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Çfarë thua për muzikën? Është e lejuar apo e ndaluar?”

Ibën Abbasi ia ktheu: “Unë nuk them e ndaluar, përveçse për ato gjëra që janë përmendur në Kur’an si të tilla (të ndaluara).

Atëherë, njeriu e pyeti: “Pra, a thua që muzika është e lejuar?”

Ibën Abbasi ia ktheu: “Unë nuk them e lejuar, përveçse për ato gjëra që janë përmendur në Kur’an si të tilla (të lejuara).”

Kur pa Ibën Abbasi se njeriu ishte i hutuar, i tha: “Çfarë mendon, kur të vijnë e vërteta dhe e kota në Ditën e Kijametit, në cilën anë do të jetë muzika?”

Njeriu tha: “Do të jetë me të kotën.”

Atëherë, Ibën Abbasi i tha atij: “Shko, sepse i dhe përgjigje vetes!”


Shkëputur nga libri: “Kisas latife” i autorit Es-Sadik Ahmed Berijr

Përktheu: Jusuf Kastrati


Revista Shembulli

02:08:20am