
Pensionisti, i cili u desh të heqë një tumor në tru në vitin 2008, është bërë baba i Violet, pas Johnathan (3 vjeç) e Jessie (17 muajsh). Burri, i cili ka edhe 16 nipër dhe 3 stërnipër nga martesa e parë, është betuar se Violet do të jetë fëmija e tij e fundit.
Pëlqej shumë të jem baba dhe ndihem entuziast, por jam shumë i vjetër për të bërë të tjerë – tregon .
Është e vështirë të kesh fëmijë në çdo moshë, imagjino pas 70 vjeçëve. Mendimi im i parë, pasi Cora më tha për shtatzëninë, ishte: ‘Oh Zot, edhe një tjetër, jo!”.
Vetë gruaja ka mbetur e befasuar nga shtatzënia: “Merrja pilulën – shpjegon ajo -, për mua ishte një shok kur mora vesh se isha sërish shtatzënë”.
Çifti nga Linkolni është bashkë që prej vitit 2007, kur gruaja u nda nga i shoqi i parë dhe sipas asaj që thotë ajo, diferencën e moshës nuk e ka problem. Ata kanë edhe bekimin e gruas së parë të Denis, Ros, e cila ka fëmijë me 77- vjeçarin.