
Fenomeni është regjistruar në një zonë lindore të Victorias, krahinë ku vetëm pak kohë më parë morrën jetë disa zjarre të fuqishme.
Shkencëtarëve u është dashur kohë të kuptonin se përse shkaktohej fenomeni, por në fund arritën të shpjegonin arsyen.
Zjarret e mëdha në pyjet përreth liqeneve dhe shirat e fuqishëm që pasuan bënë që hiri i zjarreve të depozitohej me shumicë në ujra, duke i pasuruar ato me nitrogjen.
Australi
Si rrjedhojë e përmbytjeve më të mëdha të historisë në muajin janar, uji i liqeneve komunikoi me ujrat e deteve, duke u pasuruar edhe me kripë e mikrogjallesa të tjera.
E gjithë kjo gjendje krijoi një situatë në të cilën u favorizua rritja e disa algave, të quajtura nocticula scintillans, të cilat kanë një shkëlqim shumë të fortë blu.
Fenomeni i njohur shumë pak më parë ka bërë xhiron e botës nëpërmjet fotografive të rralla të disa fotografëve australianë./TCH/