Lind foshnja 7.1 kg e rëndë

Foshnja me peshë rekorde prej 7.1 kilogram dhe me gjatësi prej 55 centimetra ka lindur në qytetin bullgar Burgas, ka njoftuar spitali i këtij qyteti.

Nëna e fëmijës është një 35 vjeçare, e cila vuan nga hipertensioni dhe diabeti, që, sipas mjekëve, është edhe arsyeja e peshës së fëmijës.

Foshnja më e madhe në Bullgari, para kësaj, ka ardhur në jetë në Pomor, e cila peshonte 6,05 kilogram dhe ishte e gjatë 57 centimetra./shembulli/


Revista Shembulli