3700 kilometra me një litër benzinë!

Një student nga Hamburgu që studion në shkollën e lartë për shkenca aplikative ka fituar me veturën e tij maratonën e ashtuquajtur të eficiencës. Në këtë maratonë nuk garohet për shpejtësinë më të madhe por për efikasitetin e makinës.

Makina e tij prototip, të cilës ia ka lënë emrin "Pingu" pasi që për nga forma i ngjan pinguinit. Ajo peshon 56.5 kilogramë dhe në garën e maratonës ka qenë njëra ndër makinat më të rënda.

Por mrekullia me këtë makinë dhe të tjera të këtij tipi është se ato ia dalin që me vetëm një litër karburant të kalojnë mbi një mijë kilometra! Makina që e mban rekordin ka kaluar madje 3688.2 kilometra! Askush nuk e di se si është ndërtuar kjo makinë, shkruan speigel.de. Mbahet fshehtësi! Ajo që dihet dhe shihet është se ajo ka formë tepër dinamike dhe është jashtëzakonisht e lehtë. Vetë garat i organizon prodhuesi i njohur i karburanteve Schell./albinfo/


Revista Shembulli