Biçikleta falas në Suedi

Qyteti Gotenborg në Suedi ka vendosur të fillojë një program të ri, me të cilin shpreson se do të zvogëlojë numrin e automjeteve në rrugë.

Qyteti ka vendosur të aplikojë programin për të ofruar biçikletën për muaj pa pagesë dhe disa dhjetëra njerëz tashmë kanë pranuar ofertën e autoriteteve komunale.

Nga ana tjetër, qytetarët që do t’i marrin biçikletat janë të obliguar që të paktën tri herë në javë t’i përdorin biçikletat në vend të automjeteve.

Programi në fjalë përfshin nxënësit dhe prindërit, fëmijët dhe qytetarët që jetojnë në periferi.

Suedia tashmë është e njohur për përdorimin e biçikletave. Gjysma e popullatës shkojnë në punë me biçikleta çdo ditë./albinfo/


Revista Shembulli