Tërheq trenin 100 tonelatash (video)

Ky njeri div nga Siria, tërheqë trenin e mbushur me udhëtarë, që ai thotë se peshon më shumë se 100 tonelata, duke përdorur vetëm fuqinë e muskujve. Një turmë e madhe njerëzish u mblodh në stacionin e trenit Kadam, afër kryeqytetit të Sirisë në Damask, për të parë Adnan ismail al-Awadin duke dëshmuar fuqinë e tij.

Dëshmitarët erdhën ta shohin atë duke tërhequr trenin për të cilin ai thotë se peshon mbi 100 tonelata. “Treni është i gjatë 20 metra dhe peshon 2.5 tonelata. Por, kur tërheqë një peshë të tillë në tatëpjetë bëhet edhe më e rëndë. Kështu që pesha reale mbërrin në 100 tonelata”, tha Awad.

Pasi u shtrëngua mirë në shina, filloi ta tërheqë trenin. Rrotat filluan të lëvizin dhe Awad arriti ta tërheqë nëpër shinat e ndryshkura. Njëri prej inxhinierëve që punon në stacionin e trenit tha se njeriu duhet të ketë forcë të jashtëzakonshme për ta lëvizur trenin.

“Pika më e vështirë është t’i vësh në lëvizje vagonët, kjo kërkon më shumë fuqi, më shumë se 100 kuaj fuqi”, tha Mohamad Youssef./koha.mk/

{youtube width="630" height="450"}3V9eDxfcdZ4{/youtube}

 


Revista Shembulli