Lu Hao është një vogëlush kinez 3-vjeçar që peshon 56.7 kg, ose pesë herë më shumë se moshatarët e tij.  Prindërit e tij thonë që nuk mund t’i vënë një dietë sepse kanë frikë nga reagimi i “gjigandit”.
 
 Ata tregojnë se nëse Lu nuk merr 3-4 racione gjatë vaktit bëhet shumë nervoz dhe ka shpërthime inati.
 
 “Nëse nuk e ushqejmë atëherë ai fillon të qajë pa pushim”, thotë nëna e 3-vjeçarit, Chen Huan.
 
 Lu Hao nuk pranohet më në kopsht për shkak se edukatoret mendojnë se  masa e tij trupore përbën rrezik për fëmijët e tjerë dhe shtëpia është i  vetmi vend ku mund të luajë.
 
 Doktorët mendojnë se problemi i tij ka të bëjë me një çrregullim hormonal.
 
 “Ai nuk është vetëm mbipeshë, por edhe shumë i gjatë për moshën që ka.  Nëse është problem hormonal, ne jemi në gjendje ta kurojmë. Por, nëse ai  vazhdon të shtojë peshë me këtë ritëm, zemra e tij nuk do ta  përballojë”, tha Dr. Lu Hong./Top-channel/
 
																		





			




