Rrahu gruan, se s’ia bëri “like” në Facebook

Një burrë nga Teksasi po përballet me akuza sulmi pasi policia thotë se ai e ka goditur gruan e tij në ndarje si dhe ia ka tërhequr flokët për shkak se ajo nuk ka shkruar asgjë në një status të tijin.

Sipas “Carlsbad Current-Argus”, Benito Apolinar, 36 vjeç, nga Pecos, Teksas, u arrestua javën kaluar pas një rrahjeje në Carlsbad, në shtëpinë në pronë të Dolores Apolinar, bashkëshortja në largim e Apolinar-it.

Sipas ankesës kriminale, Benito Apolinar kishte shkruar një status në Facebook-un e tij për përvjetorin e vdekjes së nënës së tij, por Dolores Apolinar nuk ia kishte bërë “like” statusit të tij.

Në ankesë shkruan se Benito Apolinar i kishte thënë bashkëshortes së tij se ishte ndjerë keq që ajo nuk ka shkruar asgjë, ndërsa tjerët po. Policia thotë se në atë rast ka nisur përleshja.

Benito Apolinar është deklaruar i pafajshëm./zëri/


Revista Shembulli