Kap peshkaqenin me duar (video)

Edhe pse merret me peshkimin ekstrem dhe është mësuar që nga vegjëlia të kapë peshq të madhësive të mëdha, megjithatë David Saldamando nuk kishte shpresuar që me duar të luftojë me peshkaqenin 2.5 metra të gjatë.

Saldamando peshkoi peshkaqenin, por kur tentoi ta tërheqë, peshkaqeni e tërhoqi në det, transmeton “Daily Mail”.

Shtyrja zgjati disa minuta, ndërsa Saldamando arriti t’i ikë disa herë nofullave të peshkaqenit. Në fund, arriti të ngjitet në barkë dhe të nxjerrë peshkaqenin./koha/

 


Revista Shembulli