Tërmeti shkatërrimtar i datës 11 mars shkatërroi shumë qytete bregdetare në Japoninë lindore.
Dëmet u ndihmuan edhe nga fakti që shtëpitë tradicionale japoneze ndërtohen me materiale të lehta druri. Për shkak të përbërjes së tyre, disa prej shtëpive të “përpira” nga dallga dhjetë metra e tsunamit, vazhdojnë ende të qëndrojnë mbi ujë.
Një helikopter i marinës amerikane, i lëshuar nga një aeroplanmbajtëse disa dhjetëra kilometra larg brigjeve të Japonisë, ishte në gjendje të sillte fotografitë e një shtëpie që për çudinë e të gjithëve, vazhdon të plluskojë në Oqeanin Paqësor./TCH/