Njeriu dhe macja kanë një tru shumë të  ngjashëm në strukturë dhe funksion me njëri-tjetrin. Ky është rezultati  interesant i studimeve të fundit mbi inteligjencën e kafshëve që  çuditërisht nxjerrin macen më të zgjuar se qenin në dialogun me të  zotin. Revista shkencore angleze ‘New Scientist’ ka grumbulluar  rezultatet e të gjitha eksperimenteve që janë bërë për këto kafshë  shtëpiake duke zbuluar se truri i maces (edhe pse më i vogël se i qenit)  ka dyfishin e neuroneve. Gjithashtu studimi tregon se macet janë po aq  të shoqërueshme sa edhe qentë. Jo vetëm kaq. Të gjithë do të vinim bast  se numri 1 për nuhatje është qeni, por do humbnim. Kërkimet e reja kanë  treguar se macet kanë më shumë receptorë nuhatjeje se miku besnik i  njeriut. Një tjetër avantazh i maceve është se të qëndrosh pranë tyre  bën mirë për shëndetin, me kusht që të mos jeni alergjikë./Shqiperia.com/
			Macja, kafsha shtëpiake më e zgjuar