Kubi i Rubikut mbush 40 vjet

Loja sfiduese më e famshme në botë mbush 40 vjec. Vazhdon të tërheqë publikun e cdo moshe, Kubi i Rubikut, loja e famshme e logjikës, e shpikur nga profesori i arkitekturës dhe skulptori hungarez Ernő Rubik në 1974-ën. Ende sot ai rrethohet nga një mister. Krijuesi i tij shprehet se ka kaluar gjysmën e jetës së tij me kubin në një mënyrë ose tjetrën pasi isha vetëm 30 vjec kur e krijova, dhe pas 40 vjetësh mund të them se e njoh atë. Zgjidhja e enigmës, rreth përbërjes së kubit ka apasionuar breza të tërë lojtarësh dhe fantazinë e krijuesve të frymëzuar nga sekreti i tij. Por zgjidhja, betohet krijuesi i tij, mund të gjendet nga kushdo./abc/


Revista Shembulli