Ndërtimet misterioze në Bosnjë e Hercegovinë, me gjithë faktet dhe karakteristikat e shumta materiale, që çojnë në lidhjet me piramidat egjiptiane, po mohohen nga institucionet shkencore. Bojkoti, thotë Seemir Osmanagiqi, do të zgjasë shumë kohë, por objektet kontroverse do të ndryshojnë pohimet në librat e historisë.
Kanë kaluar më shumë se shtatë vjet qysh se janë zbuluar këto objekte, të cilat tronditën opinionin në Bosnje, por edhe në botë. Që nga viti 2006 qyteti Visoko, në BeH është shndërruar në atraksion kryesor turistësh të shumtë, që shkojnë për t’i vizituar piramidat, që në botë janë cilësuar si mrekulli.
“Deri tash piramida janë konsideruar vetëm ato në Egjipt e Meksikë, por piramida ka gjithandej nëpër botë. Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra”, shprehet zbuluesi i saj, dr. Semir Osmanagiq,
“Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”, shton Osmanagiqi.
Në rrafshin mbi piramidë, në një radius katër metrash e gjysmë, është matur rrezatimi elektromagnetik 28 killohercash, një dukuri e panatyrshme dhe njerëzimi ende nuk e shfrytëzon në teknologji.
Shumë nga vizitorët besimtarë thonë se ndihen sikur fluturojnë kur ndodhen në maje. Po ashtu edhe në tunelet që ndodhen nën piramidë janë shënuar jone negative.
“Bëhet fjalë për ndërtime që i ka bërë dora e qenies inteligjente duke shfrytëzuar materialet e natyrës. Të gjitha testimet kanë treguar se ato materiale janë të vjetra rreth 38 mijë vjet”, pohon Osmanagiqi./koha/
[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=HqV3uwg4t54[/youtube]