E porsalindura, 4.5 promilë alkool në gjak

Një foshnje të porsalindur në Poloni i është matur përbërja prej 4.5 promilësh e alkoolit në gjak! Kjo sasi kaq e madhe ka ardhur si pasojë e nënës alkooliste, e cila, pak para se të lindte kishte pirë aq shumë alkool sa që kishte pësuar kolaps.

Gruaja shtatzënë është dërguar në spital pasi që është konsideruar se jeta e saj është në rrezik. Matja e gjakut ka treguar se ajo vetë kishte 2.6 promilë alkool, që është dukshëm më pak se sasia e alkoolit e konstatuar te foshnja.

Sipas një zëdhënëseje të policisë, jeta e nënës dhe e foshnjës kishte qenë në rrezik serioz sikur të mos bëhej ndërhyrja e shpejtë./albinfo/


Revista Shembulli