Do të jetë më rehat në qelinë në  burgun e Hagës sesa në vilën modeste në fshatin Lazarevo, ku  ish-gjenerali Ratko Mlladic i fshihej drejtësisë.
Kjo, pasi qelia e tij do të jetë e pajisur me mjete teknologjike që do t’i kishin zili edhe persona që gëzojnë lirinë, por që nuk kanë mundësi ekonomike.
Kështu, në “suitën” e përgatitur për ish-komandantin e serbëve të Bosnjes ka:
një tryezë pune me kompjuter, pa lidhje me internet; televizor me lidhje  satelitore; radio; dritë me llampë neoni; krevat me skelet hekuri me  dyshek, carcafë dhe jastëk të rehatshëm; lavoman alumini; peshqirë dhe  ndresa të lara; dhe një raft për librat. 
 
 Ndërsa dritarja e qelisë, edhe pse në një burg të sigurisë së lartë, ka  shufra hekuri në distancë të gjerë, në mënyrë që i burgosuri të  vështrojë jashtë, si dhe një perde për ta përdorur sipas dëshirës. 
 
 Duket se Mlladic, i akuzuar për genocid, krime lufte dhe krime kundër  njerëzimit, në vecanti për masakrën e Srebrenicës ku mbetën të vrarë  rreth 7500 persona, nuk do të vuajë shumë në vendin ku duhet të paguajë  për krimet e tij./tch/ {jathumbnail off}

																		





			




