Izrael - Mohamed është cilësuar si emri më i populluar për fëmijët në Izrael, pavarësisht se autoritetet janë përpjekur ta mbajnë atë të fshehtë nga lista zyrtare vjetore.
Autoritetet për Popullsinë dhe Emigracionin, kanë publikuar këtë javë një listë të 10 emrave më popullorë që u janë vënë fëmijëve të lindur në Izrael gjatë këtij viti.
Megjithatë janë lënë jashtë listës emrat arabë, Mohamed që do të ishte në krye të listës dhe Ahmed që do të pozicionohej i nënti në listë.
Autoritetet izraelite pretendojnë se emrat më të përdorur për djemtë në këtë vend, gjatë 12 muajve të fundit janë: Yosef, Daniel, Uri, Itai, Omer, Adam, Noam, Ariel, Eitan, David.
Lista e shpërndarë nga autoritetet njofton se emri më i përdorur për vajzat është Tamar, e cila sposton në vendin e dytë emrin Noah, që qëndronte në krye për 14 vite radhazi.