Francezi Francois Gissy ka thyer rekordin për biçikletën më të shpejtë, duke udhëtuar me 333 km në orë.
Gissy theu rekordin e vendosur nga vetë ai duke “fluturuar” në Juglindje të Francës në shtegun e garave në Le Castellet.
Shpejtësinë prej 333 kilometrave në orë ai e arriti për vetëm 4.8 sekonda në vetëm 250 metra të kaluara.
Biçikleta e krijuar nga një mik i tij arriti shpejtësinë marramendëse pasi ishte e mbushur me peroksid hidrogjeni.
Francezi ka thënë pas rekordit se është mundësia që të krijohet një biçikletë edhe më monstruoze, për një shpejtësi mbi 400 km në orë./albeu/
[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=WREyAicJXkM[/youtube]