Në Tajlandë xhamia e ndërtuar pa asnjë gozhdë për 400 vjet qëndron në këmbë

Në mesin e rrëfimeve në rajonin e Pattanit në Tajlandën jugore ndodhet një xhami, që besohet të jetë ndërtuar 400 vjet më parë, por pa përdorimin e asnjë gozhde të vetme, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht konflikteve në këtë zonë, xhamia e ka ruajtur formën e saj dhe i rezistoi fatkeqësive të kohës dhe të gjitha problemet që e kishin ndjekur.

Xhamia e cila u ndërtua në kohën e mbretërisë islame, ajo edhe më tej mbetet e hapur dhe shërben për besimtarët.

Edhe pse disa herë i është nënshtruar restaurimit, ajo ende ruan pamjen e saj arkitektonike origjinale, e që tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve, si dhe turistëve të huaj.

Xhamia është ndërtuar nga druri pa përdorur asnjë gozhdë të vetme, ndërsa më së shumti tërheq vëmendje  forma e pazakontë dhe unike e minaresë.

Turistët që vizitojnë zonën, gjithsesi vizitojnë edhe xhaminë për tu vërtetuar vet, se ky objekt i pazakont për katër shekuj qëndron drejt.

Në varrezat pranë xhamisë janë varret e myslimanëve të cilët u vranë në vitin 2004 nga ushtria tajlandeze.

Fahreddin Saad, zëvendës i shkollës në këtë qytet, tha për AA se zona në të cilën është ndërtuar xhamia, është e një rëndësie të madhe historike.

"Xhamia është ndërtuar nga druri me planë të veçant arkitektonik. Nuk është përdor asnjë gozhdë e vetme. Supozohet se xhamia është ndërtuar gjatë mbretërisë islame. Shumica që vizitojnë Pattanin, vizitojnë edhe xhaminë," tha Saad.


Revista Shembulli