Ç’është kivi?!
Ku jeton kjo gjallesë?!
Sa është madhësia e vezës së saj?!
Dhe, për fund..., e di ti se cili është zogu i vetëm, i cili nuk ka krahë?!
Ai, vërtet, është zog i çuditshëm!
Kivi është një zog në madhësinë e pulës, veçse vezët e tij janë tetë herë më të mëdha sesa ato të pulës!
Ky është zogu i vetëm në mbretërinë e zogjve i cili nuk ka krahë.
Ky zog shfaqet natën nëpër pyje të ndryshme dhe fshihet ditën, ngase ky zog është prej zogjve të natës.
Gjithashtu, është e çuditshme që ky zog gjendet vetëm në një shtet të botës... ai shtet është Zelanda e Re, për këtë arsye ata kanë marrë këtë zog për simbol të tyrin kombëtar.
Andaj, lavdi Atij, i Cili krijoi dhe përsosi dhe caktoi fatin e çdo gjëje dhe ia rrëfeu rrugën.
Përktheu: Jusuf Kastrati
Burimi: “El-meusu’atu edh-dhehebijje fij i’ëxhazi el-Kur’ani el-kerijm ues-sunneti en-nebeuijjeh” – Dr. Ahmed Mustafa Muteuel-li.